>
BIOSHQIP

Vlabona Mema, E Eleminuara E Rradhës Në “Dancing With The Stars”

06-01-2015
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Valbona mema ka qenë e eleminuara e rradhës në "Dancing with the stars Albania". Në një status në facebook drejtuar miqëve dhe fansave të saj Mema është shprehur se DWS ka qenë një nga eksperiencat më të bukura të saj dhe se kishte realizuar një ëndërr që e kishte pasur dikur, vallëzimin.

Ja se çfarë ka shkruar ajo:

''Përshëndetje miq të mir, më vjen keq që ndoshta dhe ju zhgënjeva sepse nuk munda të vazhdoj dot garën, nuk është se humba unë fitova shumë më shumë se cka pritej, realizova dhe një ëndër që ju nuk e dinit, vallëzimin dhe pse jo perfekte por unë jam shumë e kënaqur sepse e kam shijuar, ju publiku im që më votuar që unë të vazhdoja drejt ëndrrës time, unë nuk luftoj që të fitoj një cmim apo një ku e di së cfarë mund të japin, unë fitoj kohën e humbur sepse nuk kam pasur shumë kohë në jetën time për të realizuar këtë ëndër, do më mungojnë miqtë e mi në Dancing dhe vërtetë ne ishim miq shumë të mirë.

Më vjen keq që nuk munda dot por dhe jam shumë e mërzitur ndaj publikut që nuk më votuan sepse mua më shumë nuk më kanë dashur në këtë jetë artistike, unë i kam mbijetuar kohës i kam sfidat e jetës dhe këtë nuk e quaj sfidë por përkundrazi kënaqësi'', ka thënë Valbona.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Vlabona Mema, E Eleminuara E Rradhës Në “Dancing With The Stars”