>
BIOSHQIP
Biografia
U lind me 09.05.1972 Kodrali - Deçan. Valdet Riza Idrizaj u rrit me këngët e Shaqë Avdijes, Dervish Shaqes, Lanë Dobra, Bajrush Dodes dhe shumë Rapsodëve të tjerë, dhe si i ri filloj edhe vetë të bëhet instrumentalist i mirë i veglave muzikore Sharki & Qifteli dhe këngëtar i zellshëm me një zë shumë të thekshëm dhe melankolik të pelqyer për ndegjuesit e këngës Rapsodike.

Valdet Idrizaj mbasi mbaroj shkollen e mesme në Gjimnazin,, Vëllezrit Frashëri“ në Deçan detyrohet të kryej sherbimin ushtarak të APJ-së në vitin 1991 në Varazhdin të Kroacisë dhe me fillimin e luftes në Kroaci Valdeti dezerton nga APJ dhe del ne krah si Ushtar vullnetar si edhe shumë Shqiptarë të tjerë për mbrojtjen e Kroacisë nga pushtuesi Serb, dhe që nga viti 1992 Valdeti jeton në Gjermani bashk me Gruan dhe 4 djemt.

Valdet Idrizaj i cili përpos punës që bën në profesion krejt tjetër ai nuk u ndal asnjëher artit të muzikës dhe zhvilloj aktivitetin me plot guxim dhe vullnet në fushen e këngës së mirëfillt Shqiptare si Rapsod dhe ushtroj aktivitetin me shoqni dhe Rapsod të shumt që jetojn në Diasporen Shqiptare.
Valdet Idrizaj njihet edhe si një at‘dhetar i dëvotshem dhe shumë kontributdhënës për Çlirimin e Kosovës, tregojn faktet dhe bashk aktivistet.

Mbas Luftes në Kosovë dhe Çlirimit të Kosovës nga hordhit barbare Serbe të cilët djegën,vranë dhe masakruan gjithqka që ishte Shqiptare, Valdet Idrizaj vazhdoj edhe më zellshëm të meret me këng mirpo ksaj radhe u këndoj bashkluftetarve të vetë të cilët ranë në altarin e Lirisë e këta ishin të shumtë.

Valdet Idrizaj këndon këng me melos Dukagjinasë me zë të kristaltë dhe përpos që bënë interpretimin e këngeve të vjetra që bënë të percillen nga brezi ne brez ai këndon vetvetja si Valdet pa imitime dhe kja e bënë atë edhe më artistë të muzikes Rapsodike dhe ka lënë gjurm në këtë art me një bagazhë të bujshme si dhe me këng të kënduar në menyrë Profesionale.

Valdet Idrizaj perpos që është vetë tekstshkrues ai bashkpunon edhe me tekstshkrues të tjer siq janë ; Miftar Gjonaj nga Kodralia e Deçanit që jeton ne Austri dhe Nevruz Zymeraj nga Lëbusha e Deçanit që jeton ne Zvicerr dhe bashkpunon vazhdimisht me Studio Kujta në Pejë dhe me Kompozitorët e njohur Prof. Kreshnik Aliqkaj dhe Maestro Kujtim Shala. Valdet Idrizaj njihet në Gjermani me grupin e ti të njohur me kolegun e tij Rapsod Naser Zymberi nga Varoshi i Ferizajit bashk me Maestro Nue Delija dhe Violinistin dhe Rapsodin e njohur Ismet Muriqi. Nuk i mungon bashkpunimi me shumë Rapsod të tjer siq janë Skender Vishaj, Mustaf Rama, Shaban Demaj, Shkodran Shala, e shumë e shumë të tjerë. Këngët të kënduara nga Valdet Idrizaj mund ti gjëni në rrjetet sociale: YouTube dhe Facebook.
- Marë nga Libri Nr4 të Shkruar nga Autori Shaban Baksi

Më datë 18 Shtator 2018, Valdet Idrizaj publikon videoklipin "Jam Shqiptar".

Më datë 11 Mars 2022, Valdet Idrizaj publikon videoklipin "Sali Çekaj".