>
LETERSISHQIP

Ekip Ekipi Galaktik I Ëndrrave

Kur për ndonjë klub të rreh zemra pandërprerë,
Atëherë ky klub do të jetë diçka me vlerë.
Në rastin tim është klubi më i madh i historisë,
Real Madridi për nder te tifozerise.
Në portë Kasilas si kapiten,
Ai top të hyjë në gol nuk len.
I mbuluar në mesfushë me Alonson dhe Kediren,
Që e gjejnë gjithmonë rrugën më të miren.
Si kohë të lirë shkojnë e luajnë bilardo,
Kaka dhe Karvalo që të dy quhen Rikardo.
Të gjithë këta jetojnë larg shtëpisë,
Por i ngushëllon asistat e Di Marisë.
Një lojtar nuk mund të mbyllet as nga fitili,
I vetmi dhe i veçanti Mesut Ozili.
Marselo dhe Serxho Ramos vrapojnë pa ndalim,
Që Albioli dhe Arbeloa të bëjnë bashkim.
Koentraon dhe Pepen me të vërtet i çmoni,
Aty vjen edhe i fuqishmi Kalehoni.
Në të vërtetë ishte Florentino Perezi,
Ai që tërë këtë flakë e ndezi.
Me Benzeman të vëndosur në sulm,
Këta do të arrijnë deri në kulm.
Nga lojtari më i mirë në botë të udhëhequr,
Me Kristiano Ronaldon gabimin kanë për ta ndrequr.
Dhe kështu pra gjithçka shpërtheu,
Këtu në stadiumin Santiago Bernabeu.