>
LETERSISHQIP

Shpresa Si Nje Enderr...

Lufte pa fund, shtellunga te errta te kudo-hedhura,
Qe fluturojne nder llogore spikatur plote gjak.
Klithma pabesish, komplote te fshehura,
Etje pangopsish, dhe ndjenje dashurie qe zbehet pak nga pak.
Topa, mitraloza, dhe armet e reja..
Gerrthasin aq fort nder malet e larte,
Qielli, ah vec qielli, nxire si rrufeja,
S’ka zemer te godase, te godase nga large.
“Te fortet”-si qielli veshtrojne me nge,
Urdhera vec japin, bejne be e rrufe,
Fitimet I shtojne, pangopsine perqafojne,
Dhe zemrat e njerezve te vuajtur, lengojne.
Femijet e gjore, qajne nenat me lote,
Shtepite e shkatrruara, ja atje vec nxijne,
“ trimat “ e pangopur, perqafojne lavdine.
Lufta shpirterore, ardhur pabesishte,
Si “ ngrohja globale” e nxitur tinezisht.
Veshtrojne qe nga larte syte e qiellit t’mire!
Dhe lotet pale pale, I rrjedhin pa pushim.
Mendoje me veten time!-Si mundet, perse valle!,
Ky qiell I pafundem, pse s’hedh paqen nga larte!
Mendimet porsi koha, sec ikin dalngadale,
Dhe shpresa si nje enderr, nxjerr koken qe nga large.
22 mars 2016, kucove