>
LETERSISHQIP

Dritez Perëndie

O moj hapsirë e mendimit të lirë,
Fluturo në dimensione të pafundme.
O moj dritëz e shpirtit të d’lirë,
thyeji barrierat e mëdha të dukshme.

O moj jetë fluturake e k’saj kohe.
Gëzoju lumturisë që hapsira të ka falur.
O vendi im i shtrenjtë, ndopak a u shplodhe…?
Mes rrënojave dhe bukurive sigurisht…
Që të pangopurit janë tallur…!?

O ti moj dritëz, që na vjen nga lartë,
Zbrit me kujdes, dhe zbardh çdo oxhak…
Vatrat e shpirtit që vërtetë i do,
Dritez Perëndie, mjaltë i jetës tonë…
20/03/2017