>
LETERSISHQIP

Kam Mall

Kam mall per një grusht me dhe
nga dheu para oborrit të shtëpisë sime
kam mall per ty SHqipëri
o vendi im i rritur plot mundime..
dheu i huja po me çmend
ajri këtu me mbyti fare
kam mall të kthehem një ditë
të kthehem në tokën e të parëve...
i ulur qëndroj e mendoj
mendoj për gurët e shtëpisë time..
për vëllanë që kam mall ta takoj,
edhe pse e di që shumë shpejt atje do të shkoj,....
ta përqafoj fort e ti them
që këtu me ty do të qëndroje
një copë tokë së bashku ta kemi
e me kënaqësi të dy le ta punojmë...
prej punës se saj fryte të mira do të marrim,
do të jemi bashkë e kurrë sdo të ndahemi,
të punojmë së bashku aty në tokën tonë,
me djersën e ballit , vetëm me atë të rrojmë...
të kthehem sa më parë
atë dëshirë vec kam
ndërsa loti rrëshket mbi faqe ngadalë...
mendoj për shtëpinë , nënën e babanë.
mallin për vendlindjen e për gjithcka që kam.
kam mall për një grusht dhe
nga ai dheu para oborrit të shtëpisë time
ku luaja gjithë ditën me kala dibrance
me vellanë capkënë e gjithë shoqerinë time..
kam mall , shumë mall...

DËRGOI: