>
LETERSISHQIP

Veshtroj

Ndalem shpesh e vështroj,
turbullirë ka gjithandej,
cdo ditë nuk është njësoj,
dhe njerëzit ndryshojnë përherë..

Një kohë e vranët dhe e mefshtë,
një qiell i zymtë edhe plot re,
disa të rinj sec katranosin,
diku me tutje, ! - edhe me nge!!

vështroj një plak të hutuar,
që kuturu ecën në shi,
në rrugën e qullët dhe të asfaltuar,
loti i tij rrëshket me shpejtësi.

endet ne shi krejt i vetmuar,
fëmijët vetem e kanë lënë,
mes mureve të shtëpisë shtyn darkat,
i vetëm, i mërzitur dhe kokëmenjanë.

Mbështillet e mbështillet por me kot,
zemra e tij spo ngrohet dot.
mungojne ata pra fëmijët e tij,
që gati cdo darkë i mbështillte me dashurine e tij.

Atje larg punojnë, -thonë,
e ndoshta ndonje lek po bëjnë!!
por zemrën e babit të gjorë,
ata ne vetmi e kanë lënë!!??!.

Mundohet të hajë por më kot,
plakut të gjorë i ngec ushqimi ne fyt.
vërtitet mendimi dhe një pikë lot,
shtëpinë gati gati e mbyt trishtimi...

sepse nuk i duhen paratë këtij plaku të gjorë,
i duhen fëmijët tia mbushin shtëpineë plot.
i duhet rrëmuja e nipërve capkën
që më në fund ky plak mos të nxjerrë asnji pikë lot.

vërtitet mendimi
shkon andej kendej,
kalon male e qytete
dhe bëhet cdo diteë dhe me i thellë.

Ndalem shpesh e vështroj,
njerëz materialistë ka gjithandej,
o burra të kemi sa me shumë,
dhe kokën nga prindërit harrojnë qe ta kthejnë...

DËRGOI: