>
LETERSISHQIP

Vlores

Vlorë e bukur
Vlorë moj
dil e prit moj ca dasmorë
ca dasmorë të bukur oo
vlora ime vlorë moj,

po a janë vërtetë dasmorë
me atë nuse me kurorë
aq e bukur sa më ska, ndrin moj ndrin
e kush e tha,

dili priti
po të vijnë
të ndricojnë shqipërinë,
me atë nur që të ka rënë
zemrën mal se cpo ta bëjnë.

vlorë e bukur
vlorë moj
ku i con gjithë keta dasmorë??
ata ecin e nuk ndalen
hapi i tyre shumë i sigurtë
ja sec po u shkelqejnë sytë

po kush tha qe janë dasmorë
dhe ajo nuse me kurorë
janë gëzimi i lirisë
përvjetori i pavarësisë,

janë shqipëtarë që gëzojnë
festën e flamurit ta festojnë
syte u ndrijnë nga gëzimi,
dhe goja u bucet nga himni,

jemi të gjithë shqipetarë,
jemi të gjithë të bashkuar
në vlorën e bukur sot po festojmë,
meritë e vjetra, mënjanë harruar,

sot festojmë edhe gëzojme
prane njeri tjetrit shpirt gëzuar,
në sy na ndrin një shpresë e madhe
shqipërinë tonë të shtrenjtë
për ta ndryshuar,

dhe ja ku jemi sot krenarë,
me flamurin e kuq
me të kuq se kurrë,
ai shkelqen, ndrin dhe shumë vlen,
vlora sec thote, eja mirë se vjen

mirë se vjen o flamur i lirisë
i shpresës së madhe e mirësisë,
o ëndërr e bukur bashkoji te gjithë shqipëtarët
nga janë e nga sjanë
në këtë dite ata
të gjithë bashkë duhet te jenë..
e janë

të gjithë
të bashkuar
me ëndrra e shpresa hulumtuar
të bukur krenarë,
si shqipja e maleve që i ndjek nga larg,

eja pra festo dhe ti
festo të bukurën pavarësi,
është festa e madhe e flamurit,
është ëndrra e bukurr e cdo shqipëtari!!

rreth flamurit tonë
të gjithë së bashku
o moj e bukura shqipëri
e gëzofsh këtë ditë ditë bukur
e gëzofsh këtë pavarësi,

ai flamur sot sec shkëlqen
i bukur valëvitet e krenarë qëndron
menjanë mëritë, zënkat e kota
kjo ditë sot po na lumturon

vlorë moj e bukura ti
sec shkëlqen edhe buzëqesh
me flamurin kuq e zi
njerëz sot pret e përcjell

ejani shqiptarë, ku jini
kete ditë të festojmë
bashkojuni ketu me ne
këtë flamur shumë lart ta cojmë...