>
BIOSHQIP

Vali Corleone E Merr Seriozisht Muzikën

31-01-2013
Nuk dihet saktë çfarë profili zë ai në “show biz”-in shqiptar, por është e sigurt se gjithçka bën ai, përbën lajm.

Lajmet më të fundit të Vali Corleones kanë të bëjnë me jetën e tij profesionale. Mesa duket, pas bashkëpunimit me Bleron, që solli këngën “Absolut”, Vali ka ndërmend të lançojë një tjetër këngë.

Këtë gjë i ashtuquajturi Vali Corleone e bën të ditur në faqen e tij në “Facebook”. Por Vali ende nuk bën të ditur emrat e bashkëpunëtorëve të tij.
(zhurnal.mk)

Vali Corleone E Merr Seriozisht Muzikën