>
BIOSHQIP

Vali Corleone Përgatitet Për Një Videoklip

04-06-2013
Djaloshi nga Gjilani i njohur me emrin Vali Corleone, nuk e ka lënë nisjen e muzikës vetëm me një këngë.

Ne mësojme se i ashtëquajturi Princi do të realizojë jo vetëm këngë që tashmë e ka gati në audio, por do të udhëtojë në ditët e para të qershorit për në bregdetin e Ulqinit për të realizuar një video nga produksioni kosovar ‘Urban Graphics”, ku natyrisht do të ketë muzikë house, ndërsa teksti do të jetë i shkurtër e në stilin e tij, duke përdorur edhe disa nga shprehjet e tij unike.

Urojmë ti ecë mirë kjo këngë, duke ditur se djaloshi ka fituar ende simpati të madhe nga shumë fansa që duan të dijnë për jetën e tij të jashtëzakonshme, ndërsa vetë Vali në FB e tij kishte shkruar se duhet të presin fansat një cunam të madh që po vjen, duke iu referuar këngës së tij më të re.
(Albavipnews)

Vali Corleone Përgatitet Për Një Videoklip