>
BIOSHQIP

Një Muaj Paraburgim Për Vali Corleone

25-04-2014
Gjyqtarja e Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, EmineSalihu, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të pandehurit Vali Corleone, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Në një komunikatë të lëshuar për media, Vali Corleone, dyshohet se ka kryer veprën penale, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, nga neni 365 paragrafi 3 lidhur me nenin 28 paragrafi 1, e nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Paraburgimi kundër të pandehurit Vali Corleone llogaritet prej datës 23.04.2014 deri më datën 23.05.2014.

Palëtkanë të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi.
(Zëri)

Një Muaj Paraburgim Për Vali Corleone