>
BIOSHQIP

Vali Kuqi Sërish Në Top Fest 10

08-02-2013
Këngëtari Vali Kuqi, vëllai i këngëtares Yllka Kuqi, ka bërë të ditur për ne se do të jetë pjesë e festivalit "Top Fest 10". Ai në këtë festival ishte paraqitur 2 vite me rradhë duke shënuar mjaft sukses. Në vitin 2011 u paraqit në "Top Fest 8" me këngën "S'të harroj" ku arriti deri në gjysmëfinale dhe u nominua në natën finale për çmimin "Best Male". Viti 2012 do të sihte hera e dytë kur Vali do të paraqitej sërish në këtë festival me këngën "Kush humbi më shumë",një këngë shumë e bukur kjo e kompozuar nga kompozitori i madh Ilir Tolaj. Kujtojmë që vitin e kalur, pjesmarrëse në këtë eveniment ishte edhe motra e Valit, Yllka Kuqi e cila arriti deri në gjysëm finale me këngën "Ngjyrë". Vali Kuqi na ka bërë të ditur që këtë vit do të marr pjesë me një këngë të kompozuar nga Kledi Bahiti i produksionit "Three Dots".
(Agnesa Muqa)

Vali Kuqi Sërish Në Top Fest 10