>
BIOSHQIP

Rruga E Valit Drejt Muzikës....

29-07-2013
Vali Kuqi, vëllai i këngëtares Yllka Kuqi na rrëfen ekskluzivisht në këtë intervistë për karrierën e tij muzikore, për pjesmarrjen në Top Fest dhe për projektet e tij të ardhshme. Vali së fundmi publikoi videoklipin e tij më të ri "Rruga Ime" i cili është pëlqyer dhe po vazhdon të pëlqehet mjaft shumë nga publiku. Në vazhdim ai na flet më shumë rreth këtij projekti....

Teksteshqip: Vali, së fundmi keni publikuar vidoklipin tuaj më të ri "Rruga Ime", na flsini pak më shumë rreth këtij projekti?

Vali: Atëherë. "Rruga Ime" është kompozuar nga Kledi Bahiti dhe me tekst nga Endrit Mumajesi. Flet për vajzat materialiste të ditëve të sotme që si temë u shtjellua edhe në Video Clip.



Teksteshqip: Kjo këngë ishte pjesmarrëse edhe në edicionin e fundit të Top Fest? Sa u ndatë i kënaqur nga ky fstival duke qenë se arritë deri në gjysëmfinale?

Vali: Pa marrë parasysh që kënga nuk u vlerësua aq sa meritonte në Top Festin e fundit, por shumë më e rëndësishme për mua ishte që njerëzit filluan të më njohin dhe të fillojnë ta pëlqejnë muzikën që po bëj unë duke më inkurajuar që në të ardhmen të vazhdoj me shumë punë pa kthyer kokën prapa.

Teksteshqip: Vali, ju studioni në Akademinë e Arteve në Tiranë për kompozicion. Sa është e vështirë të jesh larg familjes, njëkohësisht vendlindjes tënde?

Vali: Po, është e vërtetë që po studioj në Tiranë, familja, vendlindja, shoqeria e fëmijërisë normal që të mungojnë por është një gjë që po e bëj me shumë dashuri, shumë pasion dhe që me pak fjalë është e ardhmja ime.

Teksteshqip: Të gjithë e njohim familjen tuaj si muzikantë të mëdhenj. A do të kemi ndonjë duet mes teje dhe motrës tënde Yllkes apo edhe ndonjë duet me babain tuaj. Pse jo?

Vali: Ndihem me fat që në familjen time ka këngëtarë që pëlqehen nga gjenerata të ndryshme dhe me një karrierë shumë të suksesshme. Për momentin po mundohem që të krijoj një emër si Vali dhe në të ardhmen mendoj që dueti do të jetë i pashmangshëm, do ishte në të njëjtën kohë një kënaqësi shumë e madhe per mua të këndoj qoftë me babin tim, Zeqë Kuqi-n ashtu dhe me motrën Yllkën.



Teksteshqip: Cilat janë projektet më të afërta të Valit? Do të na sjellësh ndonjë këngë të re, ndonjë videoklip apo pjesmarrje në fstival?

Vali: E ardhmja do të ketë shumë shumë punë, shumë projekte dhe muzikë që do burojë nga shpirti dhe që do pasqyroj gjithçka çfarë unë ndjej.

Teksteshqip: A do të kemi së shpejti një krijim apo një këngë të re të punuar nga vetë Vali?

Vali: Unë kam bërë disa këngë të kompozuara nga unë, mendoj që shumica e projekteve në të ardhmen do të kenë autorësinë time.



Teksteshqip: Po nga jeta private çfarë na shpalos Vali. Vazhdon të mbetesh "single" apo...?

Vali: Për momentin jam single. S'mendoj që do ndërroj status për momentin(qesh).

Teksteshqip: Po për pushimet verore ke vendosur ku dhe me kë do ti kalosh?

Vali: Pushimet verore besoj që do shkoj në plazhet e jugut të Shqipërisë me shoqëri.

Teksteshqip: Vali ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe me teksteshqip për projektet e tua të ardhshme & jetën private. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut?

Vali: Ju falenderoj shumë portalin tuaj për përkrahjen, falenderoj gjithë njerëzit që po më japin vullnet që të vazhdoj me punë pa marrë parasysh vështirësitë që ka ky profesion. Ju dua shumë dhe prisni shumë nga unë se s'do ju zhgënjej asnjëherë.
(Teksteshqip)

Rruga E Valit Drejt Muzikës....