>
BIOSHQIP

Vali Kuqi: Së Shpejti Videoklipi I Ri

04-11-2013
Vali Kuqi së shpejti do të sjellë në treg edhe një tjetër këngë me videoklip. Vali thotë se kënga është e zhanrit Pop & Rnb dhe se është komplet në stilin e tij. Muzika është punuar nga vetë Vali, për tekstin është përkujdesur Endrit Mumajesi dhe këngën e orkestroi Kledi Bahiti nga produksioni ThreeDots.



Teksteshqip ju sjellë pamjet ekskluzive gjatë xhirimeve të videoklipit. "Kënga është stil i ri në muzikën shqipe, është Pop & Rnb. Muzikën e kam bërë unë dhe është kënga e parë ku paraqitem si kantautor. Teksti ka si tematikë revoltën e një mashkulli ndaj femrës së vet dhe pa ndonjë problem mendon edhe t'a tradhetojë. Ndërkohë që klipi lidhet edhe me tekstin e këngës dhe deri tani po më pëqen shumë realizimi i tij" - ka thënë ai për Teksteshqip.com. Videoklipi është xhiruar nga produksioni Asha dhe do të lançohet pas datës 17.
(Teksteshqip.Com)

Vali Kuqi: Së Shpejti Videoklipi I Ri