A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shoqerinë

Qendreses

Lapsi me thirri kete poezi me shkru
Shoqes time t`rinise me ja kushtu
Me shpalosur gjdo kujtim ne leter
Per ato vite ne ate kohe te vjeter

Ahh…Qendresa, moj mike e rinise
Mbete si perhere ylli i bukurise
Ditet me ty ishin me plot jete
Mikja e zemres perhere ke mbete

A te kujtohen ato dite shkollore ?!
Kur shkonim bashke dore per dore
A ke malle per ato ore qe i lam e ikem ?!
A ke malle per pergjigjet qe nuk i ditem?!

A ke malle per bankat e shkolles ?
Kur na u dridhte lapsi prej dores ?
A ke malle kur na u dridhen zemrat ?!
Ne banka t`shkolles kur shkruanim emrat

Ehh… moj mike kshtu e kishe jeta
Qysh na ndau kjo jete e shkreta
Une e mora rrugen e mergimit
Qe nuk i perjetoje ma ato dite e gzimit

Po ndal, te pyes pak, oj mike si je ?!
Jeten pa mua tash si e ke ?!
Mos mendo se te kam harru
Do t`vije n`Kosove me te vizitu

Do te vije, do te dalim diku per kafe
Me ty dua ti baj disa llafe
Me bisedu per kohna te shkuara
Qe mbeten kujtime te paharruara

Tash Qendrese, t`pershendes me malle
Prej ktu larg nga mergimi
Ti uroje te mirat e kesaj bote
E jotja te jete dashuria dhe gezimi
------------------------------------------------
Valmira Beqiri – Morina
03.03.2016 Elsau/Zürich

- poem written by Valmira Beqiri-Morina


Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019