>
BIOSHQIP
Biografia
Valon Buquku një zë i ri, por shumë i vecantë që i është bashkuar tregut muzikor shqiptar por duke nisur bukur edhe me cmim nëpër festivale. Valoni është nga Peja, nga ky qytet që gjithmonë muzikës shqiptare i ka dhënë zëra dhe emra të mëdhenj. Muzika e ka shoqëruar kudo dhe ai e ka dashur që nga fëmijëria. Familja e tij e ka uruar e para, pasi është ajo që e përkrah gjithmonë në çdo sferë të jetës edhe në muzikën që ai bën. Këngëtarët që Valoni dëgjon si të preferuar janë: Dani, Sunaj Saraqi, Yllka Kuqi dhe të tjerë. Artisti me një zë të veçantë na tregon se këndon edhe nëpër dasma që për të është nder që dikush ia beson zërit të tij një dasëm, pasi për të muzika kudo që kërkohet dhe kudo që një këngëtar preferohet duhet të bëjë punën e vetë.

Më datë 24 Maj 2013, Valon Buquku publikon videoklipin "Mend Mi More Krejt".

Në Prill 2014, Valon Buquku merr pjesë në Celësi Muzikor 8 me këngën "Ike, Ike", ku rrëmbeu çmimin "Best New Artist".

Në vitin 2015, Valon Buquku publikon albumin "O Sa Mire Me Qika".

Më datë 13 Korrik 2017, Valon Buquku publikon videoklipin "S'paska Gjo Ma Rond".