>
BIOSHQIP
Biografia
I lindur më 26 korrik të vitit 1986, ai është djali i këngëtarit të njohur Nexhat Suma dhe duke u rritur në një familje muzikantësh nuk kishte se si edhe Valoni të mos kishte talent për muzikë. Fillimet e tija kanë qenë kryesisht në festivalet për fëmijë “Bilbilat Këndojnë”, “Ylberi” ku edhe ka fituar çmime. Më pas ai vazhdon edhe shkollimin e tij për muzikë, ka përfunduar studimet në Universitetin e Tetovës në Fakultetin e Artit muzikor, aktualisht punon si profesor i muzikës në një shkollë fillore në Shkup.

Pas pjesëmarrjeve në festivale të fëmijëve ka qenë viti 2003 kur Valoni merr pjesë për herë të parë në festivalin Nota fest me këngën “Dua dua”, më pas edhe në vitin 2004 me këngën “Po të betohem” ku fiton çmimin për paraqitje skenike, ndërsa një vit më vonë në vitin 2005 merr pjesë në Top Fest 2 me këngën "Çast dobësie", ndërsa po atë vit merr pjesë përsëri në festivalin Nota Fest 2005 me këngën “Mos më thuaj” dhe arrin të fitoj votat e publikut dhe kështu të shpallet edhe fitues i festivalit për atë vit.
Pas këtij suksesi ai vazhdon të krijojë shumë projekte muzikore si dhe të merr pjesë në festivale të ndryshme si Top Fest 3 me këngën "Dëgjo Zemrën”, më pas videoklipi I këngës së njohur “Engjëll që më ndriçon”, në vitin 2009 bashkë me shokun e tij të afërt Berkanin marrin pjesë në Top Fest 6 me këngën "Paparazzi", në dhjetor të vitit 2011 sjell një tjetër bashkëpunim kësaj rradhe me Qëndrim Lutfiun për këngën “Luaj zemër”, më pas publikon edhe këngë të tjera si “Pa ty”, kënga “Shpirto”, ka të realizuara edhe disa bashkëpunime me babain e tij Nexhat Suma duke përpunuar këngë të njohura popullore shqipe.

Në Dhjetor 2000, Valon Suma merr pjesë në Ylberi 2000 me këngën "Mos Thuaj Rrena".

Në Prill 2005, Valon Suma merr pjesë në Top Fest 2 me këngën "Cast Dobesie".

Në Nëntor 2005, Valon Suma merr pjesë në Nota Fest 2005 me këngën "Mos Me Thuaj".

Në Prill 2006, Valon Suma merr pjesë në Top Fest 3 me këngën "Dëgjo Zemrën".

Më datë 7 Janar 2008, Valon Suma publikon videoklipin "Engjull Qe Me Ndriçon".

Në Maj 2009, Berkan & Valon Suma marrin pjesë në Top Fest 6 me këngën "Paparaci".

Më datë 26 Gusht 2010, Kengetare Te Ndryshem publikon videoklipin "Nje Shekull Dashuri". Muzika e këngës u punua nga Selami Kolonja, teksti u shkrua nga Selami Kolonja, ndërsa për orkestrimin u kujdes Robert Bilbilov. Videoklipi u prodhua nga Alexander Video.

Më datë 13 Dhjetor 2011, Valon Suma & Qendrim Lutfiu publikojnë videoklipin "Luaj Zemer".

Më datë 11 Janar 2014, Valon Suma publikon videoklipin "Pa Ty (Ti Do Te Vish)". Muzika e këngës u punua nga Adis Ismaili, teksti u shkrua nga Faruk Tasholli.

Më datë 3 Korrik 2016, Valon Suma publikon videoklipin "Shpirto".