>
BIOSHQIP

Valton Krasniqi Shtrohet Në Spital

28-02-2012
Këngëtari i njohur, Valton Krasniqi javës që kaloi ka anuluar të gjitha aktivitetet muzikore, duke u vendosur në një spital të Zvicrës për shërim, pas një infektimi që ai ka pësuar nga virusi i gripit dhe i ftohti polar që përfshiu një pjesë të madhe të Evropës.
Valtoni përveç koncerteve dhe aktiviteteve të tjera muzikore të cilat i ka pasur, ka shtyrë edhe lançimin e klipit të fundit "Mister superfly" të cilin e kishte realizuar gjatë muajit që kaloi.

Këngëtari është ende nën trajtimin e mjekëve në spitalin "Universitet BS" të Bazelit, ku së shpejti pritet të shërohet dhe të vazhdojë me koncerte dhe mbrëmje muzikore, të cilat i ka lënë më gjysmë për shkak të shtrimit në spital.
(Telegrafi)

Valton Krasniqi Shtrohet Në Spital