>
BIOSHQIP

Eleminohet Vanessa

19-03-2012
Këngëtarja shqiptare, Vanesa Krasniqi, konsiderohej favorite në spektaklit DSDS, por jo gjithçka përfundoi mirë këtë fundjavë për të. 17-vjeçarja u eleminua nga gara e mëtejshme.
Për eleminimin e saj nga ana e publikut, siç shkruajnë mediet gjermane, është befasuar jo vetëm ajo vetë, por edhe juria. Në fakt, kreu i jurisë Dieter Bohlen kishte pasur vërejtje mbrëmjen e fundit, për herë të parë, për Vanesën. Gjatë këndimit të këngës "Bleeding Love", sipas tij, "nuk ka dhënë mjaft".

Kaq e madhe ka qenë tronditja me rënien e Vanesës saqë fansat e saj kanë kumtuar se duan ta kthejnë këngëtaren shqiptare sërish në garë.

"Kthejeni Vanesa Krasniqin mbrapa", është njëri ndër sloganet që vlojnë nëpër rrjetet sociale gjermane.
(Telegrafi)

Eleminohet Vanessa