Tema: Poezi Dashurie
Zemra S'paska Shërim
Flokët, mbi supe rëna,
Sytë, si yje, me shkëlqim,
Tu afrova: "mirëmbrëma!
Mund t'ju ftoj diçka të pimë?"
Dhe gjaku sërish si lumë,
në deje vrapoi me rrëmbim,
Sa e sa herë, u dogja unë,
Por s'paska zemra shërim!
Zemra qenka kaq kokëfortë,
Dhimbjet i haroka shpejt,
Për të dashur, erdhi në botë,
Në dashuri, do shkrihet krejt!
Pra, më thuaj vajzë,pranon?
Të pimë diçka, ta marrim shtruar!
Por dhe po s'deshe, s'më lëndon,
Boll në jetë, jam lënduar...!
- Poezi nga Vaso Dushi
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Vaso Dushi
Komente 0