>
LETERSISHQIP

Perëndimi

Tek ti,më shpinte mendimi,
Dhe kujtimet,vinin varg varg,
Kur skuqte flakë perëndimi,
Dhe dielli humbte pak nga pak!

Kështu dhe ti,do më braktisje,
Që ishe dielli im në jetë,
Në qiellin tim do të rrëshqisje,
Gjersa të humbisje krejt!

Por i penduar ,në mëngjes,
Do të kthehet dielli përsëri,
Sa mëngjeze,kam që të pres?
S'u pendove,as u ktheve ti!