>
LETERSISHQIP

S'u Ktheva Më

Të zhvesha unë, të tërë,
U skuqe ti, u turpërove!
Dhe fike dritën menjëherë,
Në shtrat u hodhe, u mbulove..

Kur tu afrova, më the"jo",
Nuk deshe të humbje nderë!?
Por sa çudi!zëri tu ftoh:
"kam pasur unë të tjerë.."!

Ti më shtiresh si e turpshme,
Dhe më flet, me sytë e ulur,
Si prej qelqi, e thyeshme,
Porsi një gonxhe e mbyllur..

Ishe çupë e njomë shumë,
Kur ta moren vajzërinë?
Kush ishte ai fatlum?
I pari, që ta shijoi freskinë?

Sa ke joshur, siç më josh,
në sa prehra, ti u ule?
Ç'kërkon, në këtë jetë bosh
Ti që bredh, lule më lule?

Me ty natën e kalova,
U shua flaka, hi u bë,
Se ç'kërkoje, e kuptova,
Ika, e s'u ktheva më!