A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Mos Mi Hidh Sytë

Mos mi hidh,sytë dinakë
Mos më prek ti,trup e mish,
Në damarë,më kërcen gjak,
Por ti mëndjen dot s'ma prish!

Mos ma vër dorën mbi kokë,
Flokët mos mi ledhato..!
Ti s'më je as mik,as shok
Dhe as mike jo që jo!

Ndonjë puthje në të jap,
Në të marr,në shtrat të çoj,
Siç kam lozur,luaj prapë,
Siç të mashtrova,të mashtroj..!

Të shtrëngoj,por je e huaj
Në mes krahëve,të tërheq,
Veç që epsh e flakë të shuaj,
Hiç më tepër,më vjen keq!

Je e ëmbël,sa më s'ka,
Por ç'e do..kjo zemra ime,
Mendon për njërën,që më la,
Dhe rron zhytur në kujtime!

- poezi nga Vaso Dushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.6 / Votuan:  5





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019