>
LETERSISHQIP

Çudi Të Jetës!

Mbaj mënd njëherë një vajzë,
Jashtë kish kaluar një natë,
Iu vërvitën shoqet, si tallaz,
E shanë, e i hodhën baltë!

E quajtën të ligë e kokë bosh
Të pacipë, dhe bishtdredhur..
Villte vrer njëra, sidomos
Që s'kish lënë mashkull, pa bredhur!

Njërës për keq, i nxorrën nam,
Veç për një natë të mallkuar..
Tjetra, pa din e pa iman
Mbahej akoma për E NDERUAR!

Mu kujtua sot kjo histori,
Kur dikush'u krodh' dhe u mbyt!
Po pse nuk mbyten kurrsesi,
Ata..'te kredhurit'gjer në fyt?