>
LETERSISHQIP

S'u Lodh Kjo Zemra Ime!

S'u lodh, kjo zemra ime
S'ë dashuruari ty!
Të ndiqja me vështrime,
Të haja, gati me sy!

Me muaj, vite u zgjat
Zemrën plot, më mbushje ti
Të mendoja, ditë e natë
Si i çmendur, në vetmi!

Por guxim, s'mora kurrë
Ndjenjat, ti lëshoja lumë
Ndjenjat, mbyllur si me mur
Brenda zemrës, mbajta unë!

Dhe do mbesë, një segret
Askush, s'do e marrë vesh
Që dikush, në këtë jetë
Të desh, aq shumë, të desh..!