Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Letër Për Ty!

Hije më bënte një rrap,
Dhe unë të shkruaja letër:
"Dëshiron që të kthehem prapë?
Apo ke gjetur një tjetër?

Si thua,të bëjmë paqe?
Të duhemi si njëherë?
S'të shkruaj,për sy e faqe!
Nga zemra,fjalët i nxjerr!"

Dhe nën rrap,bashkë me hijen
Për letrën,rri e mendoj:
"ç'të bëj?-duart më dridhen-
Ta bëj copë apo t'ia çoj?"

Si ky rrap,dhe ti dikur
Mbi kokë,kështu,më rrije
Jetës sime,i vure mur
Me ato hije xhelozie!

Nga duart,letrën e lëshoj
Me erën,fjalët përzjehen..
"jo,e dashur,unë s'besoj
Në dashuritë që kthehen!"

- poezi nga Vaso Dushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  14

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet