>
LETERSISHQIP

Dialog Në Shtrat

-"Pa më lër rehat,djalo!
Se po më vret shumë,
I ke duart,me kallo
Dhe gishtat,si kërcunj!"

-"Por jo!të është dukur,
Ngaqë të prek,me afsh!
I kam gishtat,të bukur
Dhe duart,si mëndafsh!"

-"Po ik,pra,lëshomë!
S'të vij,kurrë më!
Hap sytë,pa shikomë
Sa shenja,po më lë!"

-"Por jo!lermë dhe pak!
Mbi gjoksin tënd,shtrënguar!
Në çast,gishtat bëj gjak
I pres dhe këto duar!"