>
LETERSISHQIP

Elefanti Dhe Zogu

Me një elefant, një ditë
Një zog i vogël, na u nxeh:
"me mua, mos e kruaj, or mik!
Kij kujdes, se mirë s'më njeh!

Elefanti një shqelm i dha,
Ia hodhi puplat në ajër..
"prit sa të zhvishem!-zogu tha-
Po s'të ndava më katër..!