>
LETERSISHQIP

Qerozi Dhe Tigri

Mendohej babai,i mërzitur
Mbështetur,mbi sofrën bosh
Rreth e qark,tre djem të rritur
Më i vogli,një qeroz..

Ngrihet më i madhi,në këmbë:
"baba,po shkoj për gjah
Ka dy ditë,barku më dhëmb
Kërcasin zorrët...dua të ha!

Por shpejt,kthehet në shtëpi
Me duart bosh,e pikë e vrer
Ngrihet i mesmi dhe me furi
Përjashta sulet menjëherë.

Por dhe i mesmi,s'vonoi shumë
Në shtëpi kthehet,i pikëlluar
"baba i dashur,po shkoj unë"
Tha qerozi,duke u çuar..

E pa i ati,me mosbesim:
"s'bënë gjë ata,do bësh gjë ti?"
E hapi portën,me nxitim
U zhduk qerozi si veri..!

Me hapa të lehtë,pa u ndjerë
Me shtizë në dorë,u fut në pyll
Por një tigër,rrugën i kish prerë
U bë qerozi,i verdhë dyllë!

Ia dha vrapit,u bë erë
Drejt shtëpisë,u kthye shpejt
U turr tigri menjëherë
Pas qerozit,si shigjetë!

Në prag të shtëpisë,u pengua
Qerozi përtokë u shtri
Tigri,gjithë vrull,dot s'u frenua
Drejt portës u hodh,hyri në shpi!

Dhe qerozi,me shpejtësi
Nga jashtë mbylli,portën e vjetër:
"rripeni këtë-tha ai-
Sa t'iu sjell një tjetër!!"