>
LETERSISHQIP

Shoku Im

O shoku im, qofsh bekuar!
Gëzohem shumë, që u pamë
Sa kohë e gjatë, ka kaluar
Kur me dhimbje, ne u ndamë!

Jeta, shok, na ndau fare
Kam mall për fëmijërinë
Kur më prisje, nën dritare
Më thërrisje, me vërshëllimë!

Kam mall, kur loznim gjer vonë
Dhe mësimet linim pas dore,
Në shkollë, i rreptë mësuesi jonë
Na vinte katër, në fletore!

Na qortonin, na vinin faj,
Mbi libra, ktheheshim përsëri
Dhe kthesë bënim ne pastaj
Nota të mira, çonim në shtëpi!

Ku na shkuan, porsi erë
Ato vite, mbushur me gaz
Kur të ndrojtur, ndonjëherë
Ngacmonim dhe ndonjè vajzë?

O shoku im, sa u çmalla
Sa u gëzova, që të pashë
Siç të mbështjell, në det vala
Ashtu në kujtime rrashë!