Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Më Lër, E Dashur Një Takim!

Më lër,e dashur,një takim!
Atje,buzë detit,si dikur..
Të shohim,ulur në shkëmbinj,
Dallgët,që hidhen,përmbi gurë!

Më lër,e dashur,një takim!
Atje,për të fundit herë,
Ku dashuria,kishte fillim
Edhe fundin,e zi sterrë!

Më lër,e dashur,një takim!
Për atë kohë,kam aq mall,
Kur ëndrrat,ngriheshin fluturim
Si pulëbardhat përmbi valë!

Më lër,e dashur,një takim!
Ma dogji zemrën kjo dëshirë
Të jap të fundmin përqafim,
Të them të fundmen lamtumirë!

- poezi nga Vaso Dushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  10


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet