A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Natyrën

Natyrës

Zogjtë mbi pemë cicërijnë,
Hidhen,lozin nëpër degë,
Gjethet lehtë fëshfërijnë,
Dielli,porsi zjarr,djeg!

Tutje tej,nëpër fusha,
Bari i gjelbër,hijeshon
Në kaçuba e në gëmusha,
Zë bilbili dhe këndon!

Gurrët zbardhin,nëpër brigje
Lumi rrjedh,gjithë zhurmë
Delet varg,nëpër shtigje
Që nga malet,zbresin turmë!

Dhe tek shelgjet lozonjarë,
Porsi vajza,me gërsheta
Ndaloj pak e frymë marr..:
Sa e bukur qenkësh jeta!

- poem written by Vaso Dushi


Choose star rating

Rating:  4.3 / Votes cast:  70





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019