>
LETERSISHQIP

Dashuri E Parë

Të pi një gotë verë,
Në gjumë të thellë të bie..
Koha iku porsi erë,
Më la një peng rinie!

Një vajzë, me sytë e shkruar,
Me flokët kaçurelë,
Në zemër, më rri zgjuar
Përpara sysh, më del!

Si plagë e hapur mbeti,
Flakë, që kurrë s'u shua
Të pi, unë i shkreti
Në gjumë të humb, unë dua!

Se të desha, si i marrë
Po njëlloj, më deshe ti
Por ish dashuri e parë,
Mëndjen kishim si fëmi!

Por nga pas, më ke ndjekur
Gjithnjë me mua je këtu...
Dikur qeshë i papjekur,
Tani jam i tharrë, si hu!