>
LETERSISHQIP

Netëve Pa Hënë

Të mbaja për shenjtore,
Për ëngjëll, perëndi
Por në lojë, më more
Njëlloj edhe ti!

Në netët, pa hënë
Me yje të shuar,
S'ta dëgjoja zënë
S'të mbaja shtrënguar!

Kur shiu trokiste,
Në xham, mbi çati
Në sy, më rrëshqiste
Dhe lot, si fëmi!

Era bëhej shkak,
Gjithë natën, mos flija
Plot zhurmë, vinte që larg
Me lajme të këqija!

Dhe zemra më dridhej,
Si një copë letër,
Ç'pata të shtrenjtë, më vidhej..
Ajo puthej me tjetër!

Të mbaja për shenjtore,
Për ëngjëll, perëndi
Më ike prej dore
Prapë s'u ktheve ti!