>
LETERSISHQIP

Shok I Mirë

Besim kishe tek mua shumë,
Sa dorën vije në zjarr,
Vjedhurazi, mbi shtat unë,
Të hidhja sytë mëkatarë!

Më mbaje, për shok të mirë,
Më rrëfeje çdo të fshehtë,
Më hapje zemrën e dlirë,
S'kuptoje që të desha vetë!

Më flisje, për djem të tjerë,
Për dashuritë më tregoje,
Më shumë, ndihesha i mjerë,
Xhelozinë tek mua zgjoje!

Befas, të dhashë një puthje,
Me zjarr, ti putha ata sy,
E habitur, më shtyte tutje:
"S'e prisja këtë nga ty!

Oh, sa shumë, që më zhgënjeve,
Të kam patur, si vëlla!"
Duke qarë, shpinën më ktheve,
Terr i zi, në shpirt, më ra!
,