>
LETERSISHQIP

Mendimet

Natës, si zogj, pa zhurmë
Kur njerëzit zënë të flenë,
Mendimet s'duan gjumë,
Larg, tek ti, më venë!

Dhe s'mundem të fle dot..
Mbi krevat, andej këtej
Rrotullohem, e lodhem kot
Mendimet mbrasht ti kthej!

Dhe herët, në mëngjes
Kur dita zbardh, përsëri,
Kur dielli, flakë u ndez,
Mendimet i gjej tek ti!