>
LETERSISHQIP

Në Udhëkryq!

Dashuria,shpirtin gjallë ta mban,
Po si mund të rrosh pa dashuri?!
Por është thikë,që pret në dy anë,
Çmim të lartë,mund të ketë..kushedi!?

Sikur trupit ti hedhësh benzinë,
Dhe një shkrepse në dorë të kesh,
Me kokë të bihesh,në dashurinë,
Me zjarrin të lozësh,pa marrë vesh!

Dhe në udhëkryq,të gjendesh,për dreq:
Ta humbësh,e përjetë ta qash...
Apo të mbyllësh një sy,për fat të keq,
Dhe me të tjerë,ta ndash?!