>
LETERSISHQIP

Do Gdhijë Një Mëngjes!

Pas një nate,terr i zi,
Do të gdhijë një mëngjes,
Dhe në këmbë,përsëri
Do ringrihem,gjithë shpresë!

Do riçelin lulet në fushë,
Bar i njomë do gjelbërojë,
Dhe siç iku,prapë dikush
Do vijë,zemrën,do ma ngrojë!

Maleve do fryjë era shtruar,
Gjoksin do ma mbushë me frymë,
Pas do lë,kohën e shkuar,
Zhytur në mjegull e në tym!

Prapa,dhimbja do të mbesë,
Për një dashuri të shuar,
Në shpirt,dritë e re m'u ndez,
Si yll,në det të trazuar!

Në ndodhtë dallga më mbuloftë,
Prapë do gjej,fuqi e shpresë,
Sado e zezë,nata qoftë
Ka gjithnjë një mëngjes!