>
LETERSISHQIP

Porsi Një Zog!

Ah, e dashur, mikja ime!
Për ty, si lojë, ishte kjo jetë,
Qejfet i njohe, edhe gëzime,
Siç derdhe ndonjë lot, vërtet!

Ndonjërit zemrën ia dhuroje,
Një tjetri ia prisje shkurt,
Por sa shpejt, mëndjen ndryshoje:
"jo, s'të dua!ashtu mu duk!"

Të zbaviste shumë kjo gjë,
Të hidheshe nga një shtrat, në tjetër,
S'gjeje vend..kap e lë
T'u bë zakon i vjetër!

Sapo mbyllej një histori,
Një tjetër niste, shkonte vaj..,
Por shpejt, humbiste edhe ai
Dhe një i ri shfaqej pastaj!

Porsi një zog, që vjen e shkon
Ndalon diku, por prapë, në fluturime
Përplas krahët dhe ja qëndron...
Këtu tani, në dorën time!