Tema: Poezi Dashurie
Burgu I Zemrës
Në zemër të mbylla,si rojë
Dhe zemrës kyç i vura vërtet,
Je si në burg tani,s'të lëshoj
Dhe çelësat i hodha në det!
Por ty,jetë e burgut,të çmend
Pas hekurash,mbyllur,dot s'rri
Dhe fshehtas,diku nga një vend
Një ditë si shkove,nuk di!
Zemra akoma mbyllur rri,
Tamam,ashtu siç e le
Dhe derën s'e hap më njeri,
Dhe kyçi ende varet atje!
- Poezi nga Vaso Dushi
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Vaso Dushi
Komente 0