Vaso Dushi Poezi
Vaso Dushi

Tema: Poezi Dashurie


Fshehtas

Fshehtas,si hajdut
Në zemër do të vi,
Të vjedh,hiç,s'kam turp
Një çikë dashuri!

Por mbeta,i hutuar
Një tjetër ish atje
E mbaje fort shtrënguar,
Për ty i shtrenjtë qe!

Një tjetër,kish rrëmbyer
Të zemrës,dashuri
Të lashë lule e vyer,
Atje në kopsht të tij!

Dhe shpirti m'u këput,
Por s'desha të më shihje,
Prapë ika si hajdut,
Rrëshqita porsi hije!

- Poezi nga Vaso Dushi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0