Vaso Dushi Poezi
Vaso Dushi

Tema: Poezi Dashurie


Kush?

Kush u hodh në gjoksin tënd,
Edhe mirë s'u ndje?
Kush,për pak,s'u prish nga mendtë
Kur ti e le?

Kë,që ish buzë 'varrit',s'e shpëtove
Edhe shpresë s'i dhe?
E ngrite të mjerin,pastaj e lëshove
E fute në dhé!

Kë që me zemër t'u dha,e me shpirt
Nuk e mashtrove?
Si dielli,i hodhe ca rreze e dritë,
Pastaj perëndove!

- Poezi nga Vaso Dushi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0