>
LETERSISHQIP

Në Kujtesë

Padashur,si me kazëm
Në kujtesë gërmoj,
Dhe zgjoj ndonjë fantazëm,
Që pluhuri mbuloi!

Si një dritë e shuar,
Që ndizet papritur,
Ti,nga nata mbuluar
Më shfaqesh e ndritur!

S'pandehja,hir'i shuar,
Do më digjte më,
Por ti,me të aguar
Në trup zjarr më vë!

Ndaj stepem ta rrëmoj,
Dhe pak,kohën e vjetër
Kam frikë,mos të zgjoj
Nga gjumi,herë tjetër!