>
LETERSISHQIP

Yjet

Sa yje qielli mban,
Në pafundësi ndrijnë,
Sa femra të bukura janë,
Që dot s'i arrijmë!?

Por yjet janë si zemrat,
Ç'zjarr mbajnë në kraharor!
Të largët janë, si femrat
Që dot s'i shtijmë në dorë!

Kur yjet natën ndrijnë,
Shkëlqimin i adhurojmë,
Femrave, që dot s'arrijmë
Bukurinë i lakmojmë!