>
LETERSISHQIP

Lule E Dashurisë

Një lule e vyshkur,
Më mbeti prej rinisë,
Dorë e saj e bukur
S'ish, që ta ujisë!

Mbi vazo, harruar
Kish mbetur e shkretë,
Për dashurinë e shkuar
Çdo ditë, ajo më flet!

E lumtur ajo kohë,
U vyshk tok me gëzime,
Si vazo ka ajo,
Në gji, zemrën time!

Ah, vitet e rinisë
Që si petale ranë,
Dhe lulen e dashurisë
Në vazo krejt, ma thanë!