>
LETERSISHQIP

Kur Bie Nata

Nata, e zezë bie
Si një pëlhurë,
Por terri, asnjë fije
S'të mbuloi, ty, kurrë!

Nata heshtjen sjell,
Ankthe e vetmi
Por ylli ndrin në qiell,
Si në shpirt, ndrin ti!

S'më tremb natë e hirtë,
Mos shfaqet ndonjë hije,
Se zjarri në shpirt
Hijes frikë i shtie!

Edhe djalli vetë,
Si më guximtar,
Në derë, në më troket
Me shqelma e marr!

Zemra, natën s'njeh
Kur ka dashurinë,
Si qielli s'e fsheh
Yllin që i ndrin!