Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur


Dashuritë

Pus i thellë,zemra ime
Mbajti shumë dashuri,
Të freskëta ruan dhe gëzime,
Por dhe plagë e marrëzi!
Dashuri që i ngjajnë qiellit,
Të mëdha,në pafundësi..
Ca që lindën,në dritë të diellit
Ca të tjera,në fshehtësi!
Dashuri me dallgë,si deti
Por dhe të qeta,me ujët vaj
Asnjë gjurmë,cave s'u mbeti
Për të tjera,digjem e qaj!
Dashuri që sikurse zjarri,
U shuan krejt,e u ftohën
Dashuri që i mbuloi varri
E të tjera,që vdekje s'njohën!
Dashuri që shpesh më flasin,
Nga kohët e largëta,endé
Dashuri që heshtin e s'më ngasin,
Pothuaj të zhytura në dhé!

- poezi nga Vaso Dushi

Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim