>
LETERSISHQIP

Dora E Gruas

Dora jote,e shtrënguar
Pas times rri përjetë,
Kur poshtë,më sheh rrëzuar
Më tërheq ajo përpjetë!

Dora që më rri mbi kokë,
E më fal aq ngohtësi!
Kur,në shpirt,ndjej të ftohtë
Më mbulon me dashuri!

Dorën tënde,putha unë
Që kurrë s'më bëri bisht
Iu ula dhe në gjunjë
I vura unazë në gisht!

Por kujdes!dorë e bekuar
Mund të ikë,pak nga pak
Kur të ndihet e tradhtuar
Mund të japë dhe një shuplakë!

Dora që të rri mbi kokë,
Mund të shkojë përsëri,
Dhe të gjejë një tjetër shok,
Të të lërë more fatzi!