>
LETERSISHQIP

Dashuri Që S'kthehet

Syri, që dikur të qeshi
Papritur u nxi!
Zemra, që me zjarr të deshi
U fik si qiri!

Porsi dielli plot shkëlqim,
Që humbi pas resh...
Tani qielli papushim
Të hedh shiun, me rrebesh!

Po kur dielli prapë si sy,
Do të ndrijë në mes resh
Shkëlqimi s'do të kthehet ty,
Dhe gaz në shpirt s'do gjesh!