Tema: Poezi Dashurie
Thërrimet E Tjetrit
Një tufë zogjsh,pashë me sy
Kur u turrën mbi thërrime,
Kështu u hodhën djemtë mbi ty,
Kur të lashë,moj mikja ime!
Kush në dorë të të shtinte,
-Sikur një luftë u ndez-
Kush,në gjirin tënd,të binte
Të të puthte sytë e zezë!
Si të uritur,pas teje vajtën
Kur të thashë:ik,moj mikja ime!
Nuk di pse,si zogj,më ngjajtën
Që mbushnin barkun me thërrime!
- Poezi nga Vaso Dushi
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Vaso Dushi
Komente 0